Lajme

Clark: Po punoj që vëmendja të mbetet e koncentruar në Kosovë

Në 23 vjetorin e bombardimeve të aleancës ushtarake të NATO-së ndaj Serbisë në Kuvendin e Kosovës është organizuar një seancë solemne.

Ish-gjeneeralI i NATO-së në Evropë, Weseley Clark i është adresuar Kuvendit të Kosovës.

Clark  është shprehur i bindur se intervenimi në Kosovë ka qenë i duhur për të parandaluar krimet ndaj popullsisë civile shqiptare.

“Ne ishim të gjithë bashkë dhe të gjithë jemi të sigurt, se 23 vite më parë, NATO bëri gjënë e duhur për Kosovë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar në Ukrainë, por unë po punoj shumë që vëmendja të mbetet e koncentruar edhe Kosovë. Ju e meritoni. Posaçërisht krenari me Kosovën për përparimin, zhvillimin e ekonomik dhe miqësinë që kanë dëshmuar me ShBA-në” ka thënë ai.