Lajme

Clark: Mirëpres që Kosova të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, Wesley Clark ka thënë se ndihet krenar për hapat që Kosova po bënë për demokracinë në Evropë.

Ai përmes një video-adresimi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen e Sigurinë të organizuar nga Kosova, tha se e mirëpret mundësinë që Kosova të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës.

“E mirëpres edhe mundësinë që të bëheni pjesë e BE-së dhe NATO e ndoshta më së shpejti e Këshillit të Evropës. Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kosovës dhe personalisht sa herë vij në Kosovë jam shumë krenar për hapat që i keni bërë në demokratizim dhe zhvillim ekonomik. Jam shumë krenar për krejt çfarë po bëni për njëri-tjetrin për demokracinë në Evropë”, ka thënë Clark.

Ai është shprehur falënderues që forumi po i dedikohet ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

/Shqip.com