Sport Shqiptar

“Çka po zihet” në Superligë

FC Ballkani

Janë zhvilluar gjithsej gjashtë gjiro në Superligën e Kosovës në futboll.

Deri më tani, formën më të lartë e ka treguar Ballkani që është lider me 12 pikë të grumbulluara, shkruan Shqip.com.

Të udhëhqur nga Bekim Isufi, “xhebrailat” kanë ruajtur boshtin e skuadrës nga sezoni i kaluar dhe e kanë nisur mjaftë mirë rrugëtimin drejtë titullit të kampionit, ani pse ka shumë ndeshje për tu zhvilluar.

Lojtari më i dalluar te suharekasit është Ermal Krasniqi i cili me driblimet e tij nga krahu i majtë po i sjellë shumë telashe kundërshtarëve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti
Ermal Krasniqi gjatë një ndeshje kampionale

Menjëherë pas Ballkanit me vetëm një pikë më pak janë tre skuadra: Malisheva, Drita dhe Drenica.

Ekipi nga Malisheva u inkuadrua këtë sezonë në Superligë për herë të parë që kur është themeluar si klub, por në fushën e gjelbër kjo nuk i ka penalizuar aspak.

Të udhëhqur nga Arsim Thaqi, ata kanë vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e para, teksa kanë realizuar tre fitore dhe kanë dy barazime.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
FC Malisheva

Kurse, Drita edhe këtë sezonë, njëjtë si dy-tre vitet e fundit po tregon që është ndër favoritet kyryesore për tu shpallur kampione.

Ani pse e humbën derbin ndaj Gjilanit, për “intelektualët” ishte vetëm humbja e parë në këtë sezonë.

Me Ardian Nuhiun në krye, ata kanë bërë disa ndryshime në formacionin startues nga sezoni i kaluar, por forma e tyre mbetet ende e lartë.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
FC Drita

Një “befasi” e këtij sezoni është Drenica e cila po tregohet “arrë e fortë” për të gjitha skuadrat e Superligës.

Ekipi nga Skenderaj tashmë ka një idenditet të lojës, ku pikasin pasimet e shkurtra dhe të shpejta.

Me Tahir Lushtakun që është kthyer në stolin e trajnerit dhe me disa përforcime të kryera në afatin kalimtar të verës, ata po duken si një skuadër që do “luftojë” për një vend që dërgon në garat evropiane.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
KF Drenica

Me ritëm të ngadalëtë këtë sezonë e kanë nisur Prishtina dhe Gjilani, ani pse ishin ndër skuadrat më aktive gjatë afatit kalimtar të verës.

Nën urdhërat e Ismet Munishit, gjilanasit kanë mungesë të vazhdueshmërisë së rezultateve pozitive, por duket që kanë nisur duke e “marrë veten”.

Mund të jetë një imazh i Ismet Munishi dhe ambiente të jashtme
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi

Derbi i fituar ndaj Dritës me rezultat të pastër 0-2, mund të jetë një pikë kthese për ta drejtë arritjes së objektivave që kanë.

Në anën tjetër, te Prishtina gjendja ka qenë paksa më e rënduar.
Ekipi nga kryeqyteti ka dy humbje, dy fitore dhe dy barazime për momentin, duke dhënë sinjale që janë duke u “zgjuar nga gjumi”.

Tranferimet e shumta dhe largimet nga skuadra duket që kanë ndikuar shumë në këto rezultate dhe duhet ende kohë që ekipi të komponohet.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
FC Prishtina

Por, akoma më keq se Prishtina, kampionatin e ka filluar Llapi i Tahir Batatinës.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës janë në vendin e fundit në tabelë dhe ende nuk e kanë shijuar ndjesinë e fitores.

Skuadra nga Podujeva ka tre barazime dhe tre humbje, dhe renditet e fundit në tabelë.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
KF Llapi

Një risi e cila e ka bërë akoma më interesant këtë kampionat dhe e ka shtuar “luftën” në tabelë është fakti se tashmë në Evropë do dalin katër ekipe. Tre pozitat e para nga Superliga dhe fituesi i Kupës së Kosovës.

Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 34 gjiro pa u zhvilluar./Shqip.com

Gjendja momentale në tabelë