Sport Ndërkombëtar

Çka po ndodh me Ronaldon?

Cristiano Ronaldo

Manchester United triumfoi dje ndaj Liverpoolit – me rezultat 4-0 në një ndeshje miqësore, por numri 7 nuk u pa në fushën e gjelbër.

Cristiano Ronaldo ende nuk i ka filluar stërvitjet me “Djajtë e Kuq”.

Sulmuesi portugez – ende është jashtë skuadrës për “arsye familjare” – ndëra e ardhmja e tij mbetet e mjegullt.

Ani pse trajneri, Erik ten Hag tha se “Ronaldo nuk është në shitje” – vetë futbollisti nuk po jep sinjale se do të qëndrojë në “Tetarin e Ëndrrave”.

Ndërsa, sipas mediumit spanjoll, “ESPN” – kapiteni i Portugalisë i është ofruar PSG-së, ama parsienët e kanë refuzuar.

37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.

Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara

Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com.