Rozë

Çka po ndodh në Big Brother, a po rikthehet Paloma?

Big Brother VIP

Mbrëmë gjatë natës së spektaklit në Big Brother VIP janë eliminuar dy banore.

Përveç Sheilës e cila ishte e eleminuara e parë, fatin e njëjtë kishte edhe Paloma.

Por, një postim i saj në Instagram ka marr sot vëmendje. Ajo është kthyer te shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Paloma ka publikuar një fotografi, ku shihet se është afër derës që dërgon për në shtëpinë e Big Brother.

Ndryshe, pak para se të largohej Paloma, ajo zhvilloi një debat me tone të larta me dyshen Semi – Donald, e në momentin që u njoftua për largim, Paloma përqafoi të gjithë banorët por jo edhe Semin e Donaldin.

Pas kësaj, Donaldi dhe Semi në një diskutim kanë thënë se janë të lumtur që është larguar Paloma dhe sipas tyre ajo është dashur që të largohet e para./SHQIP.com