Sport Ndërkombëtar

Çka po ndodh me Umtitin?

Samuel Umtiti

Samuel Umtiti dëshiron të largohet nga Barcelona.

Por, nuk po gjen skuadër të re.

Qendërmbrojtësi francez – nuk është në planet e Xavi Hernandez, ama ekipet tjera në Evropë po hezitojnë ta transferojnë – për shkak të historisë së tij me lëndime – sipas Mundo Deportivos.

Umtiti iu bashkua skuadrës katalunase – në vitin 2016 – nga Lyoni.

28-vjeçari ka bërë 133 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barçës.

Ai ftohej rregullisht edhe nga kombëtarja franceze, teksa e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018./Shqip.com