Çka në rast përshkallëzimi? Stoltenberg: Mund të dërgojmë më shumë trupa në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën së KFOR është duke vëzhguar situatën në Kosovë dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit, por sipas tij situate është përmirësuar.
Ai ka shtuar se nëse është nevoja KFOR do të rrisë prezencën në Kosovë.
“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.
Stoltenberg ka thënë se fakti që KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës – me rreth 4.000 trupa – flet për përkushtimin e saj në parandalim të tensioneve.
Stoltenberg tutje ka thënë se neutraliteti i KFOR-it është i rëndësishëm dhe se “Kosova ka mundësi të demonstrojë se është aktore e përgjegjshme brenda komunitetit euroatlantik”.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë vigjilentë këto ditë për shkak “të qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi”.
Kurti po ashtu ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO./SHQIP.com