Rozë

Çka ndodhi? – Shkurte Gashi anulon koncertin në momentin e fundit

Kosovarët po vazhdojnë që ta vuajnë mungesën e liberalizimit të vizave.

Kjo nuk po vërehet vetëm të qytetarët e thjeshtë, por edhe të këngëtarët.

Së fundmi, këngëtarja Shkurte Gashi u desh të anulonte një koncert në Angli, për shkak të mos pajisjes me vizë.

Teksa njofton se ajo nuk do të jetë pjesë e koncertit që mbahet me 16 nëntor, artistja shkruan:

“Nuk do të jem në Angli për arsye të mos pajisjes me vizën e UK dhe kërkoj falje që nuk do të jem në këtë event kaq të bukur”.

/Shqip.com