Sport Ndërkombëtar

Çka ndodhi me Douglas Costan?

Guardiola dhe Costa

Konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të futbollit brazilian.

E kishte shpejtësinë, posedonte aftësi të mëdha driblimi, por nuk i përmbushi pritshmëritë.

Por, karriera e Douglas Costa ka pësuar një rënie drastike.

Ani pse është vetëm 31 vjeçar, këmbëshpejti – po luan larg niveleve më të larta të futbollit.

Ai e djersitë fanellën e La Galaxy, ekip që garon në Major League Soccer

31 vjeçari ka një karrierë të bujshme – në nivel ekipor.

Ndër të tjera, ai ka fituar tre herë Bundesligën dhe tre herë Serien A.

Në të kaluarën – ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Brazilit, por ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk pranon ftesë fare.