Sport Shqiptar

Çka ndodhi me Ben Arfan?

Hatem Ben Arfa

Në supe ka përvojë dhe talent.

Por, ka mbetur pa skuadër.

Hatem ben Arfa vazhdon të jetë lojtar i lirë – ani pse sezoni i ri ka filluar.

Sulmuesi francez – së fundmi ishte pjesë e Llilles – por i ndau rrugët për shkak të problemeve në zhveshtore me ish-trajnerin e kësaj skuadre, Jocelyn Gourvennec.

Majtaku konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë në botën e futbollit – por problemet jashtë fushës së gjelbër i dhanë një kahje tjetër karrierës së tij.

E ardhmja e magjikut tashmë duket e mjegullt.

Në sezonin e fundit – ai zhvilloi shtatë ndeshje në Ligue 1, dy në Ligën e Kampionëve – teksa shënoi një gol.

Ben Arfa bëri emër në botën e futbollit për shkak të aftësive të mëdha dribluese – teksa momente të arta kishte kaluar në Angli te Newcastle United dhe në Francë te Nice. /Shqip.com