City zbulon statujën e Agueros për 10 vjetorin e golit ikonik që i fitoi atyre Premierligën

“Aguerooooo..”, është në mendjen e të gjithë tifozëve futbolldashës, përjashtuar ndoshta ata të Manchester United.
Do të mbahet mend përgjithmonë për golin e tij dramatik në sekondat e fundit (93:20) ndaj Queens Park Rangers, që i fitoi Manchester City-t titullin e Premierligës piërisht ndaj rivalëve të tyre lokal.
Sergio Aguero will forever be a great for this goal.
— HLTCO (@HLTCO) March 29, 2021
Si shenjë respekti, klubi ka zbuluar statujën e Sergio Agueros jashtë “Etihad Stadium”, në 10 vjetorin e momentit më ikonik në histori të tyre.
“Kontributi i Sergio Agueros në Manchester City në një epokë përcaktuese për klubin nuk mund të mbivlerësohet. Ai është pa dyshim një nga lojtarët më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë”, tha kryetari i Cityt, Khaldoon Al Mubarak për uebsajtin zyrtar të klubit.
CITY FOREVER 💙#ManCity pic.twitter.com/Q5Fr20RHno
— Manchester City (@ManCity) May 13, 2022
“Kur tifozët tanë mendojnë për Sergio-n, ata tërhiqen menjëherë nga momenti ikonik i 93:20 dhe goli që i siguroi klubit titullin e parë në ligë në 44 vjet, por siç tregon rekordi i tij prej 260 golave për klubin, trashëgimia dhe ndikimi i tij, në Manchester City shkojnë shumë përtej kësaj”, u shpreh ai.
“Është me vend që Sergio është njohur me një statujë të tijën, në shenjë kremtimi dhe nderimi të arritjeve të tij në një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së pasur dhe të gjatë të Manchester Cityt”, përfundoi Al Mubarak.

Edhe vetë Aguero komentoi për statujën e kushtuar ndaj tij, duke kujtuar emocionet e para 10 vjetësh.
“Sinqerisht, është një gjë shumë e bukur. për mua, të shoh veten 10 vjet më parë është shumë prekëse.
“Në ato 10 vite unë isha në gjendje të fitoja shumë trofe dhe isha në gjendje të ndihmoja klubin të bëhej një nga më të rëndësishmit në botë.
“I jam shumë mirënjohës klubit që e bëri këtë statujë në shenjë mirënjohjeje për karrierën time futbollistike në Mançester. Është diçka shumë e veçantë.”, kishte komentuar Aguero.

Argjentinasi ka një reord fantastik me kampionin në fuqi të Anglisë, me të cilët ka fituar pesë tituj të Premierligës, një “FA Cup”, tre “Community Shield” dhe një rekord prej gjashtë Kupa të Ligës.
Qendërsulmuesi ka bërë gjithsej 390 paraqitje për “Qytetarët”, duke shënuar 260 gola dhe 73 asiste.
Përndryshe, 33 vjeçari u desh të pensionohej nga futbolli pas problemeve me zemër.

Ai ishte pjesë e Barcelonës, të cilëve iu bashkua në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë. /Shqip.com