Sport Ndërkombëtar

City – superior edhe në këtë sezon

Pep Guardiola

Gjashtë gola, gjashtë pikë, dy fitore.

Manchester City po e vazhdon formën e vjetër, ani pse sezoni i ri ka filluar.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola është duke shkëlqyer në këtë fillim të kampionatit – në Premierligë.

“Qyetarët” triumfuan në ndeshjen e parë ndaj West Ham United me rezultat 0-2 në udhëtim, ndërsa Bournemouthin e deklasuan 4-0 në shtëpi.

Vëmendja kryesore në këto takime pa asnjë dyshim ishte te qendërsulmuesi i ri, Erling Haaland.

22 vjeçari ka regjistruar dy gola dhe një asistim – duke treguar që forma e tij në Borussia Dortmund nuk ishte rastësi.

Me këto paraqitje – ai me shokët e skuadrës po tregojnë që janë konkurentët kryesorë për titullin e kampionit, ani pse sezoni është i gjatë.

Në takimin e rradhës, City do të përballet në udhëtim te Newcastle, me 21 gusht./Shqip.com