Sport Ndërkombëtar

City skuadra e fundit që hynë në garë për Skriniar

Milan Skriniar është një nga lojtarët më të kërkuar këtë vit.

Me kontratën e tij që skadon në verën e vitit të ardhshëm – disa nga gjigantët evropian kanë filluar të tregojnë interesim për të.

Manchetser City i bashkohet Tottenhamit, Chelseas e Real Madridit në luftën për qendërmbrojtësin.

Ai ka qenë në San Siro që nga viti 2017, duke bërë 223 paraqitje për klubin.

27-vjeçari luajti rol kryesor në skuadrën e Interit që fitori titullin në sezonin 2020/21.

Sipas The Sun, prioriteti i Pep Guardiolas është mesfusha, por edhe Skriniar është objektivë me rëndësi të lartë.

Guardiola publikisht ka folur për qendërmbrojtësit e tij që kanë problem të evitojnë lëndimet.

Edhe pse ata transferuan Manuel Akanji janë të gatshëm të ofrojnë një tjetër lojtar në repartin r mbrojtjes.

Skriniar ka qenë objektiv e gjatë e Chelseas, derisa interes kanë shfaqur edhe Spurs.

Kampionët e Evropës po ashtu janë market për një qendërmbrojtës dhe shihen si favorit për të rrëmbyer sllovenin.

Kujtojmë që këtë verë Interi refuzoi një ofertë nga Paris Saint Germain./Shqip.com