Sport Ndërkombëtar

City me lehtësi mposhtë  Norwichin e Rashicës

Manchester City me lehtësi ka mposhtur Norwich Cityin me rezultat të thellë 4:0.

Pa dyshim ylli i ndeshjes ishte Raheem Sterling, i cili me një Hat-Trick e ndihmoi Cityin të marrë fitoren e 20-të për këtë edicion në Premier League.

Pjesën e parëe dominoi City, i cili përveç rasteve të shumta arriti të shënoj edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Kyle Walker.

Në pjesën e dytë, City u tregu i pamëshirshëm, duke shënuar edhe tri gola tjerë.

Pas vetëm tre minutave lojë në këtë pjesë erdhi goli i parë me anë të Phil Foden që shënoi nga afërsia për 0-2.

Sterling doli në skenë përsëri në minutën e 70-të duke shënuar për 0-3.

Ishte përsëri anglezi që në minutat shtesë kompletoi Het-Tricun, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 0-4.

Ekipi i Pep Guardiolas ka marrë fitoren e radhës dhe duke çuar në 15 ndeshje serinë pa humbje.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë, ndërsa Norwichi renditet në vendin e 18-të me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Manchester City e pret në shtëpi Tottenham Hotspur, ndërsa Norwichi udhëton te Liverpooli./Shqip.com