Sport Ndërkombëtar

City arrin marrëveshje me Haaland

Erling Haaland

Transferimi i Erling Haaland te Manchester City është punë e kryer.

Kështu ka bërë të ditur, David Ornstein përmes një postimi në Twitter.

21 vjeçari tashmë ka 21 gola të realizuara në elitën e futbollit gjerman – në vetëm 23 ndeshje të zhvilluara.

Teksa, në rolin e asistuesit ka qenë shtatë herë.

Përkundër se ka pasur shumë lëndime dhe ishte jashtë fushave të gjelbra për shumë kohë, Haaland e kaloi shifrën e 20 golave.

Zbarkimi i tij në “Etihad Stadium” – do jetë një “armë e fortë” për skuadrën e udhëhequr nga Pep Guardiola.

Teksa, po ashtu është një tregues se Gabriel Jesus – me shumë gjasa do ndërrojë skuadër./Shqip.com