Lajme

Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Reagimi i Çtakut erdhi pasi Lushtaku dyshohet se është përfshirë në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga i cili njëri polic mbeti i plagosur.

Çitaku ka shkruar në Facebook se sulmi ndaj Policisë është i papranueshëm në çdo rrethanë.

“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë. Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nuredin Lushtaku

Theksojmë se dy zyrtarë policorë janë plagosur të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj, njëri nga ta me armë e tjetri me mjete të forta.

Në mesin e të dyshuarve për sulm ndaj policëve është edhe ish-nënkryetari i Skenderajt, dhe ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Lexo edhe:
Qerkini: Nuk rëndon ndonjë dyshim që është përdorur armë nga ana Lushtakut

Policia e Kosovës përmes një deklarate ka dhënë detaje mbi sulmin duke thënë se dy zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë një pike të kontrollit në Skenderajt.

Sipas Policisë, njëri polic është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Forcat e rendit njoftojnë se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, dhe se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësorë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila ka shprehur shqetësimin e saj përballë sulmit ndaj policëve.

Lexo edhe:
Sindikata e Policisë së Kosovës reagon për sulmin ndaj dy zyrtarëve policor në Skenderaj

Sindikata ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit./Shqip.com