Lajme

Çitaku: Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Të hënën në Prishtinë u protestua kundër vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

E për këtë, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka folur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Ajo tha se Qeveria po i cenon vlerat e gazetarisë.

Kjo është forma më brutale e luftës kundër lirisë së shprehjes. Dhe pa informatë, pa lajme, pa media të lira, demokracia nuk funksionon, demokracia nuk funksionon në errësirë”, ka thënë ndër të tjera Çitaku.

/Shqip.com