Lajme

Çitaku për situatën në Deçan: Institucionet sa më parë të dalin me informata të sakta

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me situatën e krijuar në Deçan, ku mbi një mijë e 500 banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga e shtuna për shkak të dyshimeve për helmim me ujë të pijes, njofton Shqip.com.

Ajo po ashtu ka bërë thirrje që situate të tilla të mos përdoren për të bërë propagandë.

“Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi.

Në të njëjtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku në Facebook.

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë në Deçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore që nga e shtuna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, dy prej të cilëve kanë vdekur, për shkak të dyshimeve se janë helmuar nga uji.

Dy rastet e vdekjeve janë cilësuar si të dyshimta, ndërkaq trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022