Lajme

Çitaku: Neveritëse sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, i ka quajtur neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

Bogujevci sot deklaroi se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në shoqëri.

Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri.  Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar Çitaku.

/Shqip.com