Lajme

Çitaku: Marrëveshja pa njohje reciproke nuk është as finale, e as gjithëpërfshirëse

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi pa njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se kryeministri Kurti duhet të sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?

Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.

Ja gjenialiteti i Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

/Shqip.com