Lajme

Çitaku-Kusari-Lilës: Enver Zymberi është ai polici hero, me shokë shumë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ia ka kujtuar shefes së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës se për çka ishte vrarë në veri të vendit.

Ajo ka reaguar, pasi në publikimin e pjesës së tretë të audio-incizimit të bisedës mes Mimoza Kusarit-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku është diskutuar edhe për policin Enver Zymberin.

“Enver Zymberi  ka vdekur pas plagëve të marra nga grupet kriminale në veri të vendit në korrik të vitit 2011. Pas shkeljeve të vazhdueshme që po u bënte Serbia marrëveshjeve të CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit. Meqë pika 1 dhe 31 në pjesën veriore të vendit menagjohej nga EULEX, zyrtarët e BE refuzuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në atë moment vendosi të dërgoj njësinë ROSU në veri. Bandat kriminale u organizuan dhe aty Enver Zymberi mori plagët që i sollën vdekjen. Por, misioni nuk u zmbraps. Sot e atë ditë, policët dhe doganierët tanë janë në dy pikat kufitare në veri të vendit. Po, Enver Zymberi është ai polici hero, me shokë shumë. Kaq për sonte”, ka shkruar Çitaku.

/Shqip.com