Lajme

Çitaku: Kurti dhe eksponentët e LVV-së vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe “eksponentët” e VV-së janë duke vazhduar të krijojnë siç është shprehur ajo, kriza dhe konflikte me aleatët.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku, ka thënë se kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë, po ua lënë Qeverisë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje, dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

/Shqip.com