Lajme

Çitaku: Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është duke synuar ta përçaje deri në palcë shoqërinë.

Sipas saj, ai është duke dashur që ta bëjë Kosovën të pajetueshme.

Ky reagim i Çitakut vjen pasi SBASHK-u vazhdonë që të jetë në grevë dhe fëmijët janë duke mos e vijuar procesin mësimor tashmë e një muaj.

Postimi i plotë i saj:

Mirëmëngjesi,

28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneçësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë  mësueset dhe mësuesit tanë. Po synon ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re”.

Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti :

Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Kryeministri dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.

Kjo mendësi nuk kalon./SHQIP.com