Lajme

Çitaku: Gjendja në MPJ e rëndë, po ndodhin rrënime, linçime e persekutime

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se gjendja në Ministrinë e Punëve të Jashtme është shumë e rëndë.

Çitaku tha se aty ka rrënime, linçime dhe persekutime të personelit.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur mjaftueshëm hapsirë për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve.

Fatkeqësisht, në vend të përmirësimit, po shohim rrënim, linçime dhe persekutim të personelit”.

Tutje ajo tha se njerëzit duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet./SHQIP.com