Lajme

Çitaku: Gazi lotsjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave në vitin 2016

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social, Çitaku është shprehur se fajin për mos liberalizim të vizave për Kosovën është tek ata që në vitin 2016 hodhën gaze lotsjellës e molotovë.

“Pa dashur ta arsyetoj për asnjë moment qasjen fund e krye të pajustifikueshme të Bashkimit Evropian karrshi Kosovës dhe liberalizimit të vizave, një mësim shpresoj ta kenë marrë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës; retorika boshe dhe popullsite të cilës i kanë prirë me vite, gazi lotësjellës e molotovët na e humbën trenin për liberalizim të vizave vitin 2016” ka shkruar Çitaku.

Më tutje Çitaku ka thënë se në vitin 2016, Kosova ishtë në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë./Shqip.com