Lajme

Çitaku: Edhe me dashtë nuk mund ta rrëzojmë Qeverinë

Albin Kurti dhe Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është shprehur se PDK-ja ka vendosur që platformën qeverisëse ta bëjnë së bashku me qytetarët.

“Kemi vendosur që e së ardhmes ta bëjmë së bashku me qytetarët” ka thënë Çitaku.

Ajo më tutje është shprehur se edhe nëse dëshirojnë që ta rrëzojnë këtë qeveri nuk munden.

“Unë nuk mendoj qe ti patjetër duhesh ta rrëzosh qeverinë, edhe me dashtë me rrëzu këtë qeveri ne nuk mundemi sepse nuk i kemi numrat të jemi realist” ka thënë Çitaku në Rubikon.

Ne si parti politike e kemi për detyrë që të ofrojmë një platformë ku qytetari ndjehet i përfshirë dhe ku ai apo ajo shohin të ardhme, ka shtuar më tutje Çitaku./Shqip.com