Ekonomi

Çitaku: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë

Vlora Çitaku - Nënkryetare e parë e PDK-së

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Sipas Çitakut, çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë.

“Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë”, ka thënë Çitaku.

/Shqip.com