Lajme

Çitaku: Audienca e Kosovës në dialog është Washingtoni dhe Brukseli, jo Vuçiqi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk është Aleksandër Vuçiqi, por Washingtoni dhe Brukseli.

Ajo ka thënë se ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.

“Audienca jonë janë Uashingtoni dhe Brukseli. Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të përgatitur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO”.

Sipas saj “Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër”.

“Tek e fundit, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë)”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak kanë qëndruar dje gjatë ditës në Kosovë.

Ata janë takuar me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe kryetarët e opozitës së Kosovës. Vizita e tyre në Kosovë ka ardhur pas takimit që kishin në Bruksel me 18 gusht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, e cila përfundoi pa u nënshkruar asnjë marrëveshje./SHQIP.com