Lajme

Çitaku ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA e cilëson si “patriot” dhe “diplomat të madh”

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku

“Patriot” dhe “diplomat i madh”, janë cilësimet që ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ia ka dhënë ambasadorit të ardhshëm të Prishtinës në Uashington, Ilir Dugolli.  

Të hënën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e ka kumtuar lajmin që Dugolli do të jetë ambasador i SHBA-ve.

“Kam njohur që kam punuar Ilirin në cilësi të ndryshme në dy dekadat e fundit. Ai është një patriot dhe një diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në cilësinë e tij të re”, ka shkruar Çitaku.

Kush është Ilir Dugolli?

Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.

Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.

Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”. /Shqip.com

Diplomati Ilir Dugolli