Rozë

Çiljeta publikon foto me të dashurin, festojnë gjashtë vjetorin e lidhjes

Fytyrat publike shpesh ndajnë detaje të shumta nga jeta e tyre private në rrjete sociale.

Mirëpo ndër të rrallat është Çiljeta, e cila gjithmonë jetën e saj private e mbajti larg syrit të publikut.

Këngëtarja, madje ka kohë që nuk është aktive as në botën e muzikës.

Ajo, sot ka ndarë një fotografi me të dashurin e saj futbollist Alban Hoxha.

Ata sot kanë shënuar gjashtë vjetorin e lidhjes së tyre, një nga datat më të veçanta në romancën e tyre.

Çiljeta, përmes një postimi publik, ka ndarë një fotografi, që i dedikohet kësaj date.

Tutje ajo shkruan “Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”.