Cili prej banorëve do doje ta shikoje jashtë shtëpisë? Përgjigja e Fifit emocionon Granitin

Mbrëmjen e së mërkurës, banorët e Big Brother VIP kanë luajtur një lojë të quajtur “Loja e sinqeritetit”.
Kjo lojë është mundësuar nga një prej sponsorëve të spektaklit, ku banorët duhet t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhej të ishin të sinqerta.
Ata kanë befasuar edhe më përgjigjet që kanë dhënë për tema të caktuara.
Një rast i tillë ishte edhe momenti kur Graniti e pyeti Fifin se cilin prej banoreve donte ta largonte nga shtëpia.

Fifi ka befasuar me përgjigjen, duke thënë se veten.
“Veten se jam tu të lëndu ty”, ka qenë përgjigja e saj drejtuar Granitit.
Pas kësaj deklarate, Graniti ka reaguar duke thënë “përgjigje shumë e keqe”.
Kujtojmë se situate në mes të dyshes në fjalë është e tensionuar pasi që dyshja kanë deklaruar që do të mbeten shokë, por që Fifi vazhdon ta xhelozojë futbollistin./SHQIP.com