Rozë

Cili është zhvillimi i ri në marrëdhënien Dafina Zeqiri-Dj Geek?

Dyshja mjaftë e komentuar e Showbizit shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë kthyer së fundi njëri-tjetrin në Instagram.

Para pak ditësh, ata kishin hequr njëri-tjetrin nga këto rrjete sociale e po ashtu edhe fotografitë e përbashkëta.

Ky veprim i çiftit ishte parë si një krisje marrëdhënies së tyre apo edhe një ndarje e mundshme.

Por, zërat për një ndarje u shuan pak ditë pasi Dafina dhe Dj Geek u panë se bashku në mbrëmjet e tyre muzikore.

Kujtojmë se marrëdhënia në mes Dj Geek dhe Dafina Zeqirit ka qenë në një trampolinë për faktin se shpesh herë ka pasur krisje mes tyre, por si duket dashuria ka triumfuar sërish.

/Shqip.com