Rozë

Cili do të jetë roli i Mozzik në spektaklin e sotëm Prime të BBVK?

Getinjo që nga prime i kaluar ka hyrë disa herë në shtëpinë e Big Brother.

Por, ai ka qenë i veshur në rrobat e spiderman që të mos dallohet nga banorët tjerë.

Disa nga ta kanë dyshuar që është Getinjo dhe një nga ta është edhe banorja nga Shqipëria, Vivien.

Vëllai i Madh” është përkujdesur që mysafirëve në studion ku transmetohet spektakli si dhe të gjithë audiencës së gjerë t’i prezantojë në skenë një prej emrave më eminentë në sferën e muzikës shqiptare.

Bëhet fjalë për rep artistin Mozzik, i cili sonte do të performojë ‘live’ në spektaklin Prime të kësaj të premteje.

/Shqip.com