Lajme Botë

Cilat janë ligjet e Danimarkës për armët?

Credits: Getty Images

Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur disa të tjerë, tre prej tyre në gjendje kritike, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Danimarkës

Por cilat janë ligjet e Danimarkës për armët?

Danimarka ka ligje kufizuese për armët që rregullohen nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Evropian, shkruan BBC.

Civilëve u ndalohet të kenë armë zjarri të plota automatike, ndërsa armët gjysmë automatike dhe pistoletat lejohen vetëm me autorizim të veçantë, sipas Gun Policy, një grup i fokusuar në kontrollin e armëve.

Aplikantëve për licencën e pronarit të armës u kërkohet të përcaktojnë një arsye të vërtetë për të poseduar një armë zjarri, për shembull gjueti ose gjuajtje në objektiv.

Një aplikant për licencë duhet të kalojë një kontroll historik që merr në konsideratë të dhënat penale dhe të shëndetit mendor