Lajme

Cilat janë kriteret që qytetarët të pajisen me leje për armë?

Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Punëve të Brendshme

250 mijë llogaritet të jetë numri i armëve ilegal në Kosovë që nga paslufta e deri më sot.

Në një numër të rasteve dyshohet se ato armë janë përfshirë në raste të vrasjeve e të plagosjeve.

Nga organizata vendore e ndërkombëtare por edhe nga vet policia është bërë thirrje që armët pa leje të dorëzohen dhe të shmanget përdorimi i tyre.

Por, është bërë thirrje që edhe të legalizohen ato.

Këto janë kriteret se si qytetarët mund të pajisen me leje për armë:

Ligji për armë 05/L-022 neni 7

Kriteret për person fizik

1. Personi fizik që aplikon pajisje me leje për armë duhet t’i plotësojë këto kritere:

1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo i huaj me leje qëndrim të përhershëm;

1.2. të ketë mbushur moshën njëzetenjë (21) vjeçare, të vërtetuar me letërnjoftim apo dokument tjetër me fotografi të lëshuar nga MPB-ja;

1.3. vërtetimin e të kaluarës kriminale;

1.4. vërtetimin nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë.

2. Kriteret shtesë me qëllim të marrjes së lejes përkatëse janë:

2.1. dëshmia për aftësi të plotë ligjore për veprim;

2.2. dëshmia se ka aftësi psikofizike;

2.3. dëshmia se ka të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;

2.4. dëshmia për anëtarësi të rregullt, i certifikuar si gjahtar në shoqatën e gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur arma legalizohet për qëllim gjahu.

4. Afati i lejes për armë është pesë (5) vjet dhe mund të vazhdohet për afatin e njëjtë.

5. Taksa për një leje është pesë (5) euro.

/Shqip.com