Rozë

Cila është lidhja e Atdheut dhe Mbresës jashtë shtëpisë? Flet motra e saj

Atdheu dhe Mbresa

Mbresa Hajrullahu është ndër banorët më të komentuar të shtëpisë së BBVK që prej hyrjes së saj.

Mbresa është komentuar shumë edhe për njohjen me Andin jashtë shtëpisë.

Ndërkaq, dyshohej se ajo njihet nga jashtë edhe me banorin e ri Atdhe Xheravina.

Kjo pasi Atdheu para se t’i bashkohej shtëpisë e kishte postuar Mbresën në rrjetin social Instagram.

Për këtë ka folur motra e Mbresës, në “Big Talk”.

“Nuk ka njohje nga jashtë, Atdheu në atë moment e ka postuar storjen dhe ia ka bërë folloë Mbresës edhe ne që po ia menaxhojmë Instagramin Mbresës, ia kemi kthy follow edhe vetëm e kemi falënderuar për mbështetjen”, tha motra, Andisa.

Andisa tha se nuk sheh që mund të lind diçka mes tyre.

“Mbresa është goxha e pashme, është e mençur, i ka disa virtyte. Por, nuk mund të ndodh diçka, jo, nuk e besoj”, shtoi ajo.

/Shqip.com