Cikalleshi: Në Poloni shkojmë për të fituar

Shqipëria do të ndeshet në sfidën e parë të kualifikueseve të Evropianit përballë Polonisë.
Në një konferencë për mediat, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi, u shpreh se skuadra do të shkojë në Varshavë për të fituar ndeshjen.
“Polonia është ekipi më i fortë në grup. Duke nisur dhe nga kualifikueset e kaluara në Portugali, shpresoj të kemi të njëjtën vazhdimësi. Nuk besoj se jam i vetëm në majën e sulmit. Duhet të bëjmë maksimumin si grup si ekip. Nëse marrim rezultat pozitiv në Poloni gjërat mund të thjeshtësohen disi. Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur. Do të ketë atë kohën e nevojshme për të bërë njohjet e duhura. Si ne dhe trajneri në këtë kohë të shkurtër të bëjmë maksimumin për të shkuar në Varshavë për të bërë më të mirën. Mund të bëhet një nga ndeshjet më të vështira, por edhe një ndeshje që mund të na japi shtysën për t’u kualifikuar”, tha Cikalleshi në konferencën për media.
“Pavarësisht se kush është kundërshtari në fushë futesh për të fituar ndeshjen. Plan B mund të jetë dhe barazimi. Unë nuk e kam menduar edhe me Francën ose Anglia, kemi shkuar për të fituar. Kemi tentuar më të mirën, pastaj të marrin gjysmën e të keqes. Do të shkojmë për të fituar ndeshjen dhe me grupin që kemi mendoj se mund të marrim një rezultat pozitiv”, pohoi Cikalleshi.
/Shqip.com