Lajme Botë

Çifti izraelit shkon në dasmën e tyre me tank (Foto)

Rom Lev Sade dhe Tal Koresh këtë të premte kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Dyshja u panë të hipur në tanke pranë kufirit me Libanin, pasi fillimisht u desh të shtynin ceremoninë pas inkursionit të Hamasit.

Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Kjo u shty kur Sade u dërgua në ushtri.

Dasma, për kerr të nuses pati një tank, ndërsa kremtja u zhvillua në një hapësirë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Përpara shkuarjes në ushtri, çifti jetonte në Tel Aviv, ku Sade punonte në fushën e marketingut dhe Koresh në një ëmbëltore, raporton “The Telegraph”.

/Shqip.com