Rozë Ndërkombëtar

Çifti i njohur ribashkohet 3 vjet pas ndarjes?

Irina Shayk, 36 vjeç dhe Bradley Cooper, 47 vjeç, kaluan pak kohë së bashku të hënën mes thashethemeve se modelja dëshiron të rikthehet bashkë.

Ish-çifti – që kanë vajzën Lea De Seine Shayk Cooper, 5 vjeç – u panë duke shkuar për një shëtitje me dy qentë e tyre në New York City.

Gjatë daljes së tyre aktori mbështjellë krahun rreth modeles.

“Ajo do të donte që ata të ishin përsëri bashkë”, tha një burim i afërt me supermodelen për People të martën, duke shtuar se ajo dhe aktori “kanë qenë të dy beqarë dhe kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku”.

Dyshja e njohur është përfolur për një ribashkim që kur ata shfaqën për Halloween me vajzën e tyre pesë vjeçare. Modelja ruse postoi një fotografi ku shihej duke u ulur në prehrin e aktorit amerikan teksa ai mbante veshur një kostum arushi për këtë festë.

/Shqip.com