Rozë

Çifti i njohur i showbizit po bëhen prindër për herë të tretë

Ilustrim.

Modelja e njohur, Behati Prinsloo është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Ish -modelja e “Victoria’s Secret” u fotografua duke treguar me krenari barkun e rrumbullakosur ndërsa ishte për drekë me bashkëshortin e saj Adam Levine në Santa Barbara.

Modelja 34 vjeçe, zbuloi se do të donte të kishte më shumë fëmijë me këngëtaren 43-vjeçare të grupit “Maroon 5”, me të cilën ajo aktualisht ka vajzat Dusty Rose Gio.

Teksa bukuroshja shfaqi barkun e saj veshur me një fustan mëndafshi me lule të ngjitur ngjyrë të kaltër, ajo bëri çmos për të mposhtur nxehtësinë duke i mbajtur flokët e saj të gjatë në një topuz të çrregullt dhe duke bartur aksesorët minimalë.

Për daljen e saj, modelja mbante edhe sytjena të zezë, një gjerdan kryq ari, sandale të zeza me platformë dhe një palë syze, shkruan DailyMail.

Levine dukej i vëmendshëm ndaj bashkëshortes së tij ndërsa ata u ulën së bashku dhe biseduan jashtë në pasditen e nxehtë.

Tri herë fituesi i “Grammy” kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë.

Dalja e tyre vjen pasi ajo i tha ET në nëntor se donte ‘pesë fëmijë’ dhe kishte ëndrra për ‘një familje të madhe’.

Levine dhe Prinsloo u fejuan në korrik 2013 dhe u martuan një vit më vonë para 275 të ftuarve në Los Cabos të Meksikës.

Në korrik të vitit 2016, u konfirmua se dyshja do të mirëpritnin fëmijën e tyre të parë, i cili lidhjen në shtator.

Prindërit e lumtur vazhduan të zgjerojnë familjen e tyre për herë të dytë me tre vjeçaren e tyre Gio Grace, e cila lindi në vitin 2018./Shqip.com