Rozë

Çiftet e estradës që janë bërë prindër në vitin 2021

Çiftet e estradës

Dashurinë e tyre e kanë konsoliduar në martesë dhe më pas në një frutë të bukur.

Këto janë disa nga çiftet e estradës që janë bërë prindër në vitin që po e lëmë pas.

Geti dhe Marina

Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Getoar Selimi ka një muaj që  janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga motra e Marinës, Luana Vjollca dhe më pas edhe nga dyshja përmes një postimi të ndarë në Instagram.

Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Ghetto Geasy

Geti dhe Marina kanë mirëpritur në jetë një vajzë emri i të cilës është Marget.

Ata pas kësaj kanë pranuar urime të shumta nga koleget dhe fansat e tyre.

Vajza e Getit dhe Marinës

Ndryshe, Marina dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017 në Durrës në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike.

Ceremonia ishte mbajtur nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj. 

Niki Emra dhe Zana

Niki Emra dhe Zana Zhaveli

Çifti i njohur Neki Emra dhe Zana Zhaveli janë bërë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur Neki përmes një postimi në rrjete sociale ku mes tjerash është bërë e ditur edhe se ata janë bërë prindër të binjakëve, vajzë e djalë të cilët i kanë quajtur, Hera dhe Aresi.

“Të dashur njerëz të mirë. Dua të ndaj momentin me të lumtur të jetës sime me ju. Sot, Zana dhe unë u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë.

Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanen janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Niki dhe Zana janë së bashku tashmë e disa vite.

Aferdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë në mars të vitit 2021.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga vetë modelja përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo përkrah fotos. Të njëjtin imazh ka publikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”.

E para që ka nxituar të urojë çiftin për bekimin e tyre të parë, është motra e Afërditës, Jehona Dreshaj .

“U bëra me nip për herë të dytë në më pak se një javë! Zemra ime është e mbushur plot! Urime Afërdita dhe Jakub”, ka shkruar modelja përkrah fotos së familjes më të re.

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, prej kohësh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl.

Angela Martini me bashkëshortin,

Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini dhe partneri i saj, Dragos Savulescu janë bërë prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate.

Ajo ka treguar se gjinia e fëmijës është djalë, ndërsa e kanë pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu.

Martini me tej, është shprehur shumë e lumtur që tashmë ka një fëmijë.

“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – ka shkruar Angela në postimin e saj.

Biznesmeni, Savulescu u martua me Angela Martini në dhjetor të vitit 2017.

Ish Miss Universe Albania në 2010, Angela është gruaja e dytë e Dragoș.

Këta janë disa nga çiftet që janë bërë prindër në vitin 2021./SHQIP.com