Sport Ndërkombëtar

Chukwueze: Presioni është mbi Liverpoolin

Samuel Chukwueze

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me – një tjetër “dramë”.

Në “Anfield Road” do takohen Liverpooli me Villarrealin, me fillim nga ora 21:00.

Në prag të kësaj përballje, ka folur futbollisti i skuadrës spanjolle, Samuel Chukwueze.

Në një intervistë për BBC Sport Africa – ai tha se presioni është në anën e anglezëve.

Nike rewards Chukwueze with a new four year deal - Latest Sports News In  Nigeria
Samuel Chukwueze

“Ne dimë gjithçka për Liverpool-in dhe ata pritet të fitojnë, kështu që presioni është mbi ta.Ne kemi një skuadër dhe një menaxher mjaft të mirë për të konkurruar kundër çdo ekipi në botë”, tha fillimisht ai.

Teksa, shtoi se “ne kemi një punë për të bërë dhe nuk do të shkojmë në Liverpool për të humbur. Pse të mos synoni për rezultatin më të mirë atje? Dhe kjo është ajo që ne shpresojmë të bëjmë.”

Chukwueze – ishte hero i skuadrës spanjolle, pasi e shënoi golin vendimtar të Bayernit – në ndeshjen e dytë – çerekfinale.

Chukwueze Scores Late Equalizer To Give Villarreal Victory | EveryEvery
Samuel Chukwueze

Ai ka zhvilluar shtatë paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe është autor i dy golave.

Shpejtësia dhe aftësitë e mëdha dribluese janë dy karekteristat që e dallojnë sulmuesin nigerian.

Prania e tij në fushën e gjelbër pritet të jetë një rrezik i madh për skuadrën e udhëhequr nga Jurgen Klopp. /Shqip.com