Sport Shqiptar

Christian MBA – shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Christian MBA

Christian MBA është shpallur “Ylli i Javës” së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Sulmuesi nigerian ishte i jashtëzakonshëm kundër Drenicës dhe kjo i është shpërblyer.

Ai realizoi dy gola dhe asistoi tri herë – duke e dëshmuar formën e lartë që po kalon.

Pasi e pranoi këtë çmim – ai tha se “është një fillim i mrekullueshëm për mua dhe për skuadrën time. Jam këtu për të dhënë më të mirën time. Ky çmim nuk e pasqyron vetëm lojën time, por edhe punën ekipore të bashkëlojtarëve të mi dhe të shtabit teknik”.

Momente nga ndarja e çmimit “Ylli i Javës”

Teksa, shtoi “ne më të vërtetë po e bëjmë më të mirën me punë. Do të punojmë me përkushtim që të jemi në pjesën e epërme të renditjes dhe pse jo ta rikthejmë trofeun e kampionit në Mitrovicë dhe ta bëjmë të lumtur secilin qytetar të Mitrovicës”.

Për këmbëshpejtin ishte hera e dytë që shpallet futbollisti më i mirë i javës në elitën e futbollit kosovar.

MBA – ka shënuar pesë gola deri më tani dhe e mban stafetën e golashënuesit më të mirë në Superligë./Shqip.com