Sport Ndërkombëtar

Christian Eriksen do t’i mungojë Man Untedit për një kohë të gjatë

Manchester Unitedi ka marrë një goditje të rëndë, pasi ka mbetur pa mesfushorin Christian Eriksen për një periudhë më të gjatë.

Madje, BBC raporton të martën se Eriksen shkaku i lëndimit do të qëndrojë jashtë fushës të paktën për dy muaj.

Eriksen u dëmtua vikendin e shkuar në fitoren e Unitedit ndaj Readingut në Kupën FA dhe pas ekzaminimeve të bëra është konstatuar se ai ka pësuar lëndim të rëndë të nyjës së këmbës.

Shkaku i këtij lëndimi, thuhet se Eriksen nuk do të jetë i gatshëm për lojë të paktën deri në fund të muajit prill.

Danezi para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Unitedit si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.

/Shqip.com