Sport Ndërkombëtar

Christensen dhe Kessie vetëm çështje ditësh

Foto: Goal

Fanellat e dyshes së Barçës janë tashmë në ambientet e klubit.

Një fofot e publikuar nga gazetari i afërt me katalunasit, Gerard Romero, ka qarkulluar sot në media.

Ai publikoi një foto ku shihen fanellat e Andreas Christensen dhe Frank Kessie.

Lojtarët thuhet të kenë arritur marrëveshje totale me Barcelonën, mirëpo asnjë lajm zyrtar nuk ka dalur akoma së fundni nga klubi.

Christensen, që ishte anëtar i Chelsea-t, i skadon kontrata këtë fund qershori.

E njëjta vlen edhe për Frank Kessie, që mbrojti ngjyrat e Milanit, aty ku edhe u shpall kampion.

Andreas Christensen, Chelsea

Qendërmbrojtësi danez bëri 19 paraqitje në Premierligë me blutë e Londrës, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionë eurove.

Nga ana tjetër, mesfushori me tipare defanzive nga Bregu i Flidishtë pati 31 ndeshje në Serinë A të Italisë, ku kontribuoi me gjashtë gola, derisa vlera e tij arrin në 45 milionë euro.

Barcelona nga ana tjetër, ka zyrtarizuar një mesfushor të talentuar para apk ditësh.

Frank Kessie, AC Milan

Bëhet fjalë për Pablo Torre, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll nga Racing Santander, por që fillimisht do të jetë pjesë e Barçës B. /Shqip.com