Sport Ndërkombëtar

Chrisian Eriksen rikthehet në kampin stërvitor të Interit

Christian Eriksen në kampin stërvitor të Interit

Gjatë së mërkurës, mesfushori danez, Chrisian Eriksen është rikthyer në kampin stërvitor të Interit, shkruan Shqip.com.

Mesfushori do të vazhdoj programin e tij të rehabilitimit të paraqitur nga mjekët danezë.

Eriksen u takua me drejtorët e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin e pranishëm.

Rikthimi i Eriksen në kampin stërvitor të Interit

“Eriksen po bëhet mirë dhe është në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore”, shkruhet në njoftimin e klubit.

“Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike. Stafi mjekësor i Interi natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit”, përfundoi klubi në komunikatën e tyre.

29-vjeçari pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë për “EURO 2020” të Danimarkës në përballje kundër Finlandës.

U desh intervenimi i stafit mjekësor të të dy Kombëtareve për ta rikthyer në jetë danezin./Shqip.com

Momenti kur Eriksen pësoi arrest kardiak