Chrisian Eriksen rikthehet në kampin stërvitor të Interit

Gjatë së mërkurës, mesfushori danez, Chrisian Eriksen është rikthyer në kampin stërvitor të Interit, shkruan Shqip.com.
Mesfushori do të vazhdoj programin e tij të rehabilitimit të paraqitur nga mjekët danezë.
Eriksen u takua me drejtorët e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe të gjithë stafin e pranishëm.

“Eriksen po bëhet mirë dhe është në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore”, shkruhet në njoftimin e klubit.
“Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike. Stafi mjekësor i Interi natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit”, përfundoi klubi në komunikatën e tyre.
29-vjeçari pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë për “EURO 2020” të Danimarkës në përballje kundër Finlandës.
U desh intervenimi i stafit mjekësor të të dy Kombëtareve për ta rikthyer në jetë danezin./Shqip.com
