Lajme

Chollet zbulon detaje nga telefonata me Kurtin dhe Vuçiqin

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet
Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia, do tu sillte atyre, përfitime.

Në dy statuse në Twitter, Chollet ka thënë se me kryeministrin e Kosovës ka biseduar për bisedimet e 18 marsit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE.

“Zbatimi do të zhbllokojë përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Chollet.

Ndërkohë, në bisedë e me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, janë dakorduar për rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars.

“Rikonfirmuam mbështetjen e SHBA-së për Dialogun e BE-së dhe përfitimet që normalizimi i marrëdhënieve do t’i sjellë Serbisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar Chollet.

/Shqip.com