Lajme

Chollet takon përfaqësuesit e Listës Serbe

Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Listës Serbe.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Shole, ambasadorin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier diskutuan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

Ky takim vjen pas takimeve të zhvilluara në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti dhe liderët e opozitës.

/Shqip.com