Lajme

Chollet: Përpjekjet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë humbje kohe

Këshilltari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga e vetme për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për diplomacinë e Ballkanit, këshilltari Chollet është ndalur tek fushata e Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër pavarësisë së Kosovës.

Përpjekjet për tërheqjen e njohjes së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, thekson Chollet.

Sipas tij, për SHBA-të, është me rëndësi të formohet Asociacioni, por në përputhje me ligjet në fuqi të Kosovës.

“Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me rëndësi që të formohet Unioni i Komunave Serbe, mendojmë se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ka një dallim të madh në mes të Republikës Srpska dhe Asociacionit. Duhet të jem i qartë, nuk është një marrëveshje që do t’i ngjante Republika Srpskas”, tha Chollet për mediumin N1.

I pyetur për spekulimet e mediave rreth të ashtuquajturit planit franko-gjerman, për të cilin presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se përfshin një formë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Chollet ka thënë se nuk dëshiron të flasë për specifika.

Ndërsa sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, i pyetur se si do të arrihet kjo për shkak të kundërshtimeve të Rusisë dhe Kinës, Chollet ka thënë se do të jetë e vështirë, por SHBA-të do të vazhdojnë të avokojnë rreth integrimit të Kosovës në këtë institucion.

/Shqip.com